4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

“Po rikthehemi në shtëpinë tonë” thotë Prishtina

Klubi më i suksesshëm në Superligën e Kosovës në futboll, më në fund ndeshjet si vendas, do t’i luaj në “Fadil Vokrri” .

Pas shumë muajve që si nikoqire duhej të luante jashtë stadiumit kryesor në kryeqytet, i cili iu nënshtrua një procesi të gjatë rinovimi, Prishtina tashmë do të rikthehet aty, raporton klankosova.tv.

“Po rikthehemi në shtëpinë tonë” nis paralajmërimi i 11 herë kampionit të Kosovës, derisa bëhet e ditur se për ndeshjen e datës 11 gusht kundër FC Suharekes, hyrja do të jetë falas.

“Pas një kohe të gjatë FC Prishtina do të luaj në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet. Andaj të gjithë tifozët tanë, Plisat, qyetatarët e Prishtinës dhe simpatizuesit e klubit po i presim në ndeshjen e hapëse të sezonit të ri”

“Për të festuar rikthimin në folenë tonë hyrja për të gjithë shikuesit në këtë ndeshje do të jetë falas prandaj mos mungoni. Ju presim të dielën nga ora 19:00”

Prishtina nuk i ka arritur pritshmëritë e tifozëve në tre sezonet e fundit, duke mos mundur të renditet më lartë se pozita e pestë në tabelë. Megjithatë për edicionin që nis këtë vikend, drejtori i përgjithshëm i klubit, Artan Osmani, ka bërë të ditur se skuadra do të kërkojë të shpallet kampione, njofton klankosova.tv.

Hera e fundit që “Plisat” festuan titullin e më të mirit në Kosovë, ishte edicioni 2020/21.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img