9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Urat janë për t’i lidhur qytetarët, e jo për t’i ndarë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se urat i lidhin qytetarët, nuk i ndajnë.

Këtë deklaratë e bëri duke komentuar për takimin e nesërm në veri ku do të diskutohet për hapjen e Urës së Ibrit.

“Është momentum shumë i mirë që të gjithë akterët relevantë të jenë aty dhe të bisedojnë hapur për situatën e raporteve ndëretnike, për krejt investimet që janë bërë nga ana e qeverisë qendrore dhe ajo lokale, por edhe për punët që duhet të bëjë edhe qeveria qendrore edhe ajo lokale që kjo pjesë të jetë në fokus të investimeve publike”, ka theksuar Krasniqi pas vizitës që bashkë me ministrin Sveçla kanë bërë tek ura e Ibrit, raporton RTK.

“Besoj se është momentum shumë i mirë që të vijnë qytetarët, edhe ata që sot kanë protestuar dhe të diskutojmë për brengat që kemi. Mos të harrojmë që urat janë për t’i lidhur qytetarët, për t’i lidhur qytetet e jo për t’i ndarë. Prandaj, është momentum ideal diskutimi, demokracia për ata dhe pres që të ketë pjesëmarrje dhe interesim për diskutime”, ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img