5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, i plagosuri është 15-vjeçar

Një konflikt mes dy familjeve ka pasur pasoja tragjike për një person, i cili mbeti i vdekur në Zllakuqan të Lipanit.

57-vjeçari vdiq si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë (thikë).

Po ashtu edhe një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Klankosova.tv ka mësuar se ai është i lindur në vitin 2009, pra 15-vjeçar.

Nga Emergjenca bënë me dije se aktualisht gjendja e tij është stabile.

“Gjendja e tij është stabile, është transferuar për trajtim në Klinikën Torakale”, thanë nga QKUK-ja.

Lidhur me rastin dy persona kanë përfunduar në pranga.

Dyshohet se deri tek përleshja erdhi për motive të ulëta.

Klan Kosova mëson se “mollë sherri” i qërimit të hesapeve mes dyja familjeve atje është bërë Tik-Toku.

Fillimisht konfliktin tragjik e nisën fëmijët, për t’u përfshirë më pas edhe të rriturit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img