-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Selmanaj alarmon: Sulmet e VV-së me ushtri të ‘Facebook’-ut ndaj Hovenier-it do të na lënë pasoja

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, pa paralajmëruar “pasoja në raportet tona reciproke” pas, siç tha ai, sulmeve të koordinuara nga Lëvizja Vetëvendosje me “ushtri të Facebook-ut” ndaj ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Ky skenar linques ndaj ambasadorit amerikan dhe bashkësisë ndërkombëtare, si aleatë të qenësishëm të shtetit tonë, janë të ideuara dhe të projektuara nga adresa armiqësore të Kosovës”, ka thënë Selmanaj.

Postimi i plotë:

Sulmet e kordinuara të LVV-së përmes “ushtrisë së facebook-ut” ndaj ambasadorit amerikan Hovenier, janë të papranueshme dhe shumë të dëmshme për vendin.

Ky skenar linques ndaj ambasadorit amerikan dhe bashkësisë ndërkombëtare, si aleatë të qenësishëm të shtetit tonë, janë të ideuara dhe të projektuara nga adresa armiqësore të Kosovës.

Aleanca e Kosovës me SHBA-të dhe vendet perëndimore është jetike për shtetin e Kosovës dhe kombin shqiptarë. Sulmet dhe linqimet e orkestruara do kenë pasoja në raportet tona reciproke.

Historia na mëson që kushdo që ka sulmuar vlerat që përfaqësojnë vendet demokratike, shoqëritë e tilla kanë mbetur të pashpresa dhe në labirinthet e tranzicioneve të pafundme!

Fundi i kësaj logjike është shërbimi më i madh kombëtar që i bëjmë vendit!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img