-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria: Gjykata kishte refuzuar masën e arrestit shtëpiak për burrin që plagosi gruan në Fushë Kosovë

73 vjeçari I.A, i cili dyshohet se e ka plagosur sot bashkëjetuesen e tij në Bresje të Fushë Kosovës, Sh.T, ka qenë i ndaluar më 2 gusht për “Dhunë në familje”.

Lidhur me këtë, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dhënë detaje.

Organi akuzës njofton se më 4 gusht, atij i është ngritur aktakuzë me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit.

Por, sipas prokurorisë, po ashtu, më datë 04.08.2024, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – dega në Fushë Kosovë, është mbajtur shqyrtimi fillestar në këtë çështje penale, ku Prokurori i Shtetit gjatë kësaj seance, duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të të pandehurit si dhe faktin se i pandehuri ka edhe një adresë tjetër të vendbanimit, ka propozuar masën e arrestit shtëpiak.

“Gjykata ka refuzuar propozimin e Prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ashtu që ndaj të pandehurit I.A, është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar”, thuhet në njoftim.

Derisa 73 vjeçari sot është ndaluar si i dyshuar për ‘’Vrasje e rëndë në tentativë’’, ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Mospërfillja e gjykatës’’.

“Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i Shtetit, me qëllim të sigurimit të provave materiale, si dhe, ka vizituar të dëmtuarën e rastit, e cila është në trajtim në SHSKUK në Prishtinë, ndërsa ndaj të pandehurit IA, ka lëshuar Aktvendim mbi ndalim. Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë duke punuar intensivisht me qëllim të ndriçimit të rrethanave të cilat i kanë paraprirë kryerjes së këtyre veprave penale”, thekson Prokuroria Themelore e Prishtinës në njoftim 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img