2.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Para se ta lëshoj për qarkullim, qeveria i ndan afro 10 mijë euro për testim të Urës së Ibrit

Qeveria e Kosovës, përmes kryeministrit Albin Kurti, disa herë ka bërë me dije se planifikon hapjen e Urës së Ibrit, urë kjo që për më shumë se dy dekada e ka ndarë fizikisht qytetin e Mitrovicës.

Por, para se ta ndërmarrë një hap të tillë, ekzekutivi ka vendosur ta testojë urën.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, i ka ndarë afro 10 mijë euro për analizen testuese për kapacitete të qarkullimit të automjeteve dhe kamionëve.

Kjo ministri në E prokurimi ka publikuar edhe kompaninë që është fituese e kësaj kontrate.

E kompania që do ta kryejë testin është “IPE Proing Sh.P.K”.

Më saktësisht aty do të kryhet “Përcaktimi e kapaciteti mbajtës të strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër në Mitrovicë , me ngarkesa testuese” , thuhet në kontratë.

Vlera e saktë e kësaj kontrate është 9 mijë e 640 euro.

Ende nuk ka ndonjë datë të saktë se kur do të bëhet hapja, por se një veprim i tillë është kritikuar nga vendet e QUINT-it.

Ata kanë thënë se nuk është moment i përshtatshëm që kjo të ndodh.

Derisa Bashkimi Evropian, kërkon që kjo të diskutohet në dialogun e Brukselit, mes Kosovës dhe Serbisë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img