9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Plagosja e gruas në Fushë Kosovë, vjen reagimi i ministres Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas plagosjes së një gruaje në Fushë Kosovë nga burri i saj.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja fillimisht i uroi shërim të shpejtë viktimës e cila po trajtohet në QKUK.

Ajo tutje tha se me informacionet që kanë, i dyshuari kishte qenë në mbajtje por ishte liruar, dhe sapo është lënë i lirë ka shtënë me armë zjarri mbi gruan e tij, njofton Klankosova.tv.

Haxhiu u shpreh se edhe ky rast është “dëshmia më e tmerrshme e neglizhencës së institucioneve të drejtësisë, në këtë rast gjyqtarit dhe sipas informacioneve që kemi me vendimin e së cilit është pajtuar edhe prokurori”.

“Një grua në Fushë Kosovë e plagosur nga burri i saj vazhdon trajtimin në Qendrën Emergjente. Lutem për shëndetin e saj dhe i uroj shërim të shpejtë. Sipas informacioneve që kemi, personi i dyshuar kishte qenë në mbajtje por ishte liruar anipse ishte recidivist dhe sapo është lënë i lirë ka shtënë me armë zjarri mbi gruan e tij.  Edhe ky rast është dëshmia më e tmerrshme e neglizhencës së institucioneve të drejtësisë, në këtë rast gjyqtarit dhe sipas informacioneve që kemi me vendimin e së cilit është pajtuar edhe prokurori. Gjithnjë po kërkohet një arsye që dhunuesi mos të përballet me pasojat. Këtë rast gjendja shëndetësore e tij. Kjo neglizhencë, këto vendime të gabuara e të nxituara po i stimulojnë rastet jo vetëm të dhunës, por edhe vrasjeve”, ka shkruar ministrja Haxhiu.

Tutje, ajo thotë se është e pafalshme neglizhenca dhe mosdënimi adekuat i rasteve të tilla.

“Në vazhdimësi kemi theksuar se rastet e tilla të dhunës ekstreme po dalin të jenë recidivistët dhe tashmë të denoncuar apo arrestuar për dhunë më herët. Kësisoj, është e pafalshme neglizhenca dhe mosdënimi adekuat i këtyre rasteve, që jo vetëm nuk po e parandalojnë më të keqen, por po shndërrohen në stimulues të dhunës e vrasjeve. Secila grua, secili qytetar duhet të ndihet i fuqishëm kur denoncon dhunën në shtet. Aty është adresa ku përfundon dhuna dhe nis drejtësia dhe jo vatra e përshkallëzimit të dhunës”, shkroi ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img