0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Komandanti i FSK-së qëndroi për një vizitë zyrtare në SHBA

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ftesë të Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së qëndroi për një vizitë zyrtare në Uashington DC në SHBA.

Gjatë vizitës gjeneral Jashari i shoqëruar edhe nga komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), Stephen Osborn, patën mundësinë të takonin drejtuesit më të lartë të Ushtrisë Amerikane dhe të Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së.

Gjeneral Jashari u takua me shefin e Shtabit të Ushtrisë, gjeneral Randy George, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme për FSK-në dhe diskutuan prioritetet e përbashkëta për të ardhmen.

Në vijim të vizitës gjeneral Jashari mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së shefit të Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së.

Kjo ceremoni u udhëhoq nga kryesuesi i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të SHBA-së, gjeneral Charles Q. Brown Jr, ku me këtë rast u largua nga detyra gjenerali Daniel Hokanson.

KOMFSK-ja e falënderoi gjeneralin Hokanson për lidershipin e tij në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror midis Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

Gjeneral Jashari gjithashtu mori pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të pozitës së drejtorit të Ushtrisë së Byrosë së Gardës Kombëtare, ku nga kjo pozitë u pensionua gjenerallejtënant Jon Jensen dhe detyrën e mori Gjenerali Jonathan M. Stubbs.

Gjatë takimit njoftues me gjeneralin Stubbs të dytë u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdojë tutje në stërvitje, trajnime dhe aktivitete të tjera të përbashkëta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img