9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

OKB: Nëntë punonjës të organizatës mund të kenë qenë të përfshirë në sulmin e 7 tetorit

Zyra e OKB-së për Shërbimet e Mbikëqyrjes së Brendshme (OIOS) thotë se nëntë anëtarë të stafit të UNRWA-së “mund të kenë qenë të përfshirë” në sulmin e 7 tetorit, duke shtuar se ata janë pushuar nga puna.

OIOS publikoi gjetjet e saj nga hetimi i stafit të UNRWA-së mes akuzave për përfshirjen e tyre në sulmet e armatosura në Izraelin jugor, shkruan Al Jazeera.

“Në një rast, OIOS nuk ka marrë asnjë provë për të mbështetur pretendimet për përfshirjen e anëtarit të stafit, ndërsa në nëntë raste të tjera, provat e marra nga OIOS ishin të pamjaftueshme për të mbështetur përfshirjen e punonjësit”.

“Në lidhje me nëntë rastet e mbetura, provat e marra nga OIOS treguan se anëtarët e stafit të UNRWA mund të jenë përfshirë në sulmet e armatosura të 7 tetorit 2023. Punësimi i këtyre individëve do të ndërpritet në interes të Agjencisë”, thuhej në një njoftim.

Në janar, Izraeli akuzoi anëtarët e stafit të UNRWA-s për nxitjen e sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img