11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Bahtiri kërkon mendimin e qytetarëve pro një tubimi për hapjen e Urës së Ibrit

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka njoftuar për një tubim siç e quan ai madhështor, ku qytetarët e veriut dhe jugut, njëzëri do kërkonin hapjen e Urës së Ibrit.

Në një reagim të tij, ai kërkon që qytetarët të shprehin mendimin e tyre nëse janë pro hapjes së Urës së Ibrit, në mënyrë që të finalizojë organizimin e këtij takimi, transmeton klankosova.tv.

”Të dashur qytetarë,

Mendoj se është koha për të organizuar një tubim madhështor, në të cilin, qytetarët e Veriut dhe Jugut të Mitrovicës, njëzëri kërkojnë hapjen e Urës së Ibrit, sepse kjo Urë është e mbyllur padrejtësisht dhe si e tillë po cenon lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Çdoherë bashkërisht me ju kemi vendosur për gjithçka sa i përket qytetit tonë, andaj ju lutem përcaktohuni nëse jeni PRO mbajtjes së këtij tubimi, rrjedhimisht PRO hapjes së Urës.

Shpërndajeni që ta shohin edhe të tjerët”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img