11.5 C
Pristina
Monday, October 28, 2024

Buy now

spot_img

Deklaratat e Kurtit në Shkup shpërfaqin ‘krisjen’ e raportit me Osmanin, distancohet nga “provokimet” në aeroport

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua sot me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në Shkup.

Pas takimit, dyshja u deklaruan për media dhe nuk kishin si të mungonin as deklaratat për incidentin që ndodhi në Aeroportin e Shkupit ditë më parë, ku u përfshi presidentja e vendit, Vjosa Osmani. 

Kryeministri Kurti nuk ka mbështetur dhe është ‘distancuar’ nga qëndrimet e Presidencës së Kosovës, ku u shpreh ditë më parë se incidenti ndaj presidentes së vendit ishte një “provokim” nga pala maqedonase. 

Kurti ka theksuar se incidenti i ndodhur me presidenten Osmani nuk përbën një provokim nga autoritetet maqedonase.

Ai në një deklaratë për media bashkë me homologun e tij Hristijan Mickoski, tha se fillimisht duhet të zbardhet rasti dhe më pas të zbulohet e vërteta.

“Nuk e di se kemi pasur qëndrim të tillë si institucione se ka qenë provokim, mund ta ketë thënë dikush prej qytetarëve, por jo institucionet Republikës. MPJD ka dhënë qëndrimin e saj që është qëndrim i Republikës së Kosovës, po ashtu kemi parë edhe qëndrimin e MPJ-së së Maqedonisë së Veriut. Besoj se duhet të synojmë të vërtetën dhe assesi tensionimin. Pra le të zbardhet rasti, janë institucionet që e bëjnë këtë. Ne s’mund të bëjmë edhe zyrtarin doganor, edhe zyrtarin policor edhe atë që mbikëqyr sigurimin e aeroportit. Po bëhemi ngadalë, por sigurt, ekspertë të shumë detajeve teknike, por besoj që sa i përket thelbit të gjësë jemi përgjigjur dhe masat po ndërmerren”, tha Kurti nga Maqedonia e Veriut. 

Presidenca e Kosovës tre ditë më parë doli me një reagim, ku u shpreh e ashpër ndaj autoriteteve maqedonase për incidentin në Shkup. 

“Situata e djeshme në Aeroportin e Shkupit nuk mund të shpjegohet e as të vlerësohet ndryshe, përveçse si një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident”, deklaroi Presidenca përmes një komunikate të lëshuar më 2 gusht.

Presidenca nëpërmjet një postimi në Facebook, i quajti “të papranueshme” deklarimet e MPB-së së Maqedonisë së Veriut.

Në njoftim u tha se në vend që MPB e Maqedonisë së Veriut të kërkojë falje, ata kanë arsyetuar në terësi kërkesën e sigurimit të aeroportit për ta marrë dhe vendosur në skander telefonin personal të presidentes.

“Presidentja me të drejtë ka refuzuar një gjë të tillë, bazuar edhe në këshillat që për vite me radhë i merr nga vet institucionet e sigurisë”, u tha në njoftim.

Tutje, u tha se një kontrollë të tillë, bie ndesh në tërësi me rregullat e trajtimit të krerëve të shtetit sipas praktikave diplomatike.

E këto deklarata, të cilat s’qëndrojnë në linjë të njëjtë, vetëm se rrisin zërat se vërtetë ka një ‘krisje’ mes raporteve të kryeministrit Kurti e presidentes Osmani, siç është raportuar tash e disa javë.

Deri më sot, kryeministri Kurti se kishte thënë asnjë fjalë të vetme rreth këtij incidenti, derisa shumë analistë kanë thënë më herët se dy krerët e shtetit kanë mosmarrëveshje për çështje të ndryshme dhe raportet e tyre kanë pësuar një tjetër “krisje”.

Lëvizja Vetëvendosje nuk e bëri të ditur pse lideri i asaj partie, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur për konsultime me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për përcaktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

Më 31 korrik, Osmani zhvilloi një takim me partitë parlamentare. Presidentja e Kosovës, më pas, në konferencën për media tha se nuk e di arsyen e mosparaqitjes së tij dhe sugjeroi që gazetarët ta pyesin vetë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img