Kryeministri, Albin Kurti sot po qëndron për vizitë në Maqedoni të Veriut ku do të pritet në takim nga homologu i tij, Hristijan Mickoski.
Në këtë vizitë në vendin fqinj, shefi i ekzekutivit kosovar po shoqërohet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ajo e Drejtësisë Albulena Haxhiu si dhe i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Nga zyra për media e Qeverisë së Kosovës është bërë e ditur se realizimi i kësaj vizite në Shkup është dakorduar më 20 korrik.