Feronikeli ’74 ka njoftuar se ka transferuar zyrtarizsht portierin, Davide Borsellini.
Klubi nga Drenasi bëri të ditur se gardiani italian u është bashkuar nga Fushë Kosova.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e tyre të plotë (pa ndërhyrje) të bërë në faqen e tyre zyrtare në Facebook:
🧤 𝗕𝗲𝗻𝘃𝗲𝗻𝘂𝘁𝗼, 𝗕𝗼𝗿𝘀𝗲𝗹𝗹𝗶𝗻𝗶!
Davide Borsellini “gardiani” i ri i FC Feronikelit 74
FC Feronikeli 74 dhe Davide Borsellini kanë nenshkruar marrëveshjen për te siguruar portën për sezonin e ri.
Portieri 25 vjeçar ka qenë pjesë e Lecco, Paganese dhe Udineses në Itali, para se të vijë në janar te KF Fushë Kosova.
Borsellini ka qenë në radarin e klubit për disa muaj dhe me paraqitje të mira në superligën e Kosovës bindi drejtuesit e klubit ta afrojnë në skuadër.
Feronikeli i dëshiron suksese gardianit të ri, Davide Borsellini, me të porta padyshim që do të jetë më e sigurt.