18.3 C
Pristina
Friday, October 25, 2024

Buy now

spot_img

Dieta MIND – parandalon harresën dhe ruan funksionet e trurit

Ne e dimë që ushqimi ka shumë fuqi në jetën e njerëzve, jo vetëm në pjesën e shëndetit dhe vlerave që i japim organizmit. Por, a mundet që një regjim ushqimor apo një dietë e caktuar të ngadalësojë plakjen?

Shkenca thotë se ka mundësi, por sidomos duke u fokusuar në shëndetin e trurit tuaj.

Dieta MIND, siç sugjeron edhe emri i saj, është krijuar për të parandaluar zhvillimin e demencës dhe për të ngadalësuar humbjen e funksioneve të trurit që ndodhin me plakjen.

Çfarë është dieta MIND?

Sipas një studimi të fundit në “Annals of Neurology”, dieta MIND është projektuar si një kombinim i dietës mesdhetare dhe dietës DASH, me synimin për të hartuar një mënyrë të ushqyeri që fokusohet në shëndetin e trurit.

“Përbërësit kryesorë të kësaj diete janë ‘ushqimet për trurin’ si arrat, manaferrat, vaji i ullirit dhe perimet me gjethe jeshile,” thotë Martha Theran, drejtuese e Qendrës së Jetëgjatësisë Pritikin.

“Këto ushqime janë të pasura me lëndë ushqyese dhe anti-oksidantë që mbështesin funksionin e trurit dhe ndihmojnë në parandalimin e rënies së funksionit njohës me kalimin e moshës,” vijon ajo.

Pesë ushqimet që dieta sugjeron të shmangni janë: mishi i kuq, margarina ose gjalpi, djathi, ëmbëlsirat dhe ushqimet e skuqura.

Sipas nutricionistes Nicola Guess, dieta “MIND” përmban këto ushqime që duhet të konsumohen si më poshtë:

▪ Drithërat integrale: 3 porcione në ditë
▪ Perime jeshile pa gjethe: 1 porcion në ditë
▪ Perime me gjethe jeshile: 6+ porcione në javë
▪ Arra: 5+ porcione në javë
▪ Fasule: 4+ porcione në javë
▪ Manaferra: 2+ porcione në javë
▪ Mish pule: 2+ vakte në javë
▪ Peshk: 1+ vakte në javë

A mund të ndihmojë dieta MIND në ngadalësimin e procesin e plakjes?

Një studim i publikuar në revistën “Alzheimer’s & Dementia”, ka zbuluar faktin se individët që ndiqnin dietën “MIND” kishin rrezik më të ulët (me 53%) për t’u prekur nga Alzheimeri.

Gjithsesi, ky tregues nuk “vulos” ndikimin absolut të kësaj diete në ngadalësimin e plakjes, pasi në mesin e personave që e ndjekin si dietë ka nga ata që preferojnë më shumë manaferrat se arrat apo ushqime të tjera, që nëse nuk konsumohen në mënyrë të detajuar siç e përcakton dieta “MIND”, nuk kanë të njëjtin efekt në këtë proces. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img