Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po qëndron në Kroaci së bashku me bashkëshortin e saj, Prindron Sadriun.
Me ftesë të presidentit kroat, Zoran Milanoviq, ajo po merr pjesë manifestimin tradicional Sinjska Alka. Milanoviq po e organizon këtë në një atmosferë zgjedhore para zgjedhjeve presidenciale të fundvitit.
Atje ka shkuar edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, një rival i Milanoviqit
Plenkoviq tha nga atje se Milanoviq i përket së kaluarës.
“Mendoj se zgjedhjet do të tregojnë se Kroacia ka nevojë për ndryshim, Primorac është e ardhmja”, tha Plenkoviq.
Ai pati vërejtje edhe për mënyrën e organizimit të kësaj ngjarjeje, ndërsa deklarimi i tij para mediave u përqendrua te zgjedhjet.