Kryetari i Istogut, Ilir Ferati i reagoi Zëvendës Ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili i reagoi LDK-së se Rruga në Bjeshkën e Moknës se “nuk është projekt lokal, por ministror”.
“Për Durmishin&Co, Projekti Mokna i projektuar nga Komuna, mbikëqyrja e menaxhimi nga Komuna, procedurat e prokurimit që Komuna e Istogut bën për dallim prej jush rezultojnë në ekzekutim të shkëlqyeshëm në teren!”, ka shkruar Ferati.
”Të gatshëm jemi kurdo për t’ju ligjëruar se si punohet! Fondet janë të taksapaguesve ( jo te VV-së) dhe tek ta po kthehen si zhvillim e përparësi!”, ka vazhduar ai.