Analisti, Ilir Mirena, ka thënë se Presidenca e Kosovës duhe të tregojë se çfarë ka pasur në çantën e presidentes Vjosa Osmani gjatë incidentit në Aeroportin e Shkupit.
“Çanta, çanta po na intereson, se telefonin kur te dojne ta pergjojne, qysh ia paten pergju Angela Merkelit e plote lidereve te tjere…” – ka shkruar ai.
Më tej, ai ka pasur disa fjalë edhe për përplasjen e kryetari të AKR-së, Behgjet Pacolli me stafin e presidentes.