3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Zbulohet pllaka e luftëtarit Isni Rama, Kurti: Nga mërgimi ”Raketa” u kthye për të luftuar në Kosovë

Sot, në Molliq të Komunës së Gjakovës, është zbuluar pllaka e luftëtarit Isni Rama – Raketa, ku ishte ishte ftuar i Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Në pamundësi për të qenë pjesë e kësaj ceremonie, Kryeministri Kurti, i përcjell familjes Rama një fjalë përshëndetëse.

Fjala e plotë përshëndetëse e kryeministrit Kurti:

E nderuara familje e Isni Ramës, Komandant “Raketa”,

Zonja Zyher Rama,

Vajzat Blerta e Burneta dhe

Djemtë Burimi e Besari,

Të nderuar bashkëluftëtarë të Raketës në Koshare e kudo që kontribuat,

Të nderuar zyrtarë qeverie e të komunave,

Sot, në 65-vjetorin e tij të lindjes, ku për pak ditë bëhen 15 vjet që ai nuk është më, Molliqi nderohet me këtë shesh e me këtë pllakë, me njërin prej luftëtarëve të dalluar, atdhetarin e madh, Isni Rama, ose siç njihej Komandant “Raketa”. 10 ditë i ka në mes ditëlindja me datën e vdekjes së Komandant Raketës. Por, në mes të këtyre datave, për 50 vite sa jetoi, një vepër kaq e madhe dhe një shembëlltyrë kaq e lartë është sa inspiruese për brezat e rinj, po aq edhe e rrallë për historinë.

Ata që e kanë njohur kanë folur shumë për të. Secilën herë tregojnë gjëra të reja, sepse ka aq shumë për t’u thënë. Në Ushtrinë tonë të lavdishme për Çlirimin e Kosovës shumë vajza e djem, burra e gra u bashkuan duke u kthyer nga mërgimi. Disa prej tyre edhe morën titullin më të përndritur, atë të dëshmorit. Nga mërgimi, më saktë, Rijeka e Kroacisë, Isni Rama me gjithë familjen kthehet në Kosovë.

Të gjithë e nderojmë dhe e respektojmë datën 9 prill, jo vetëm pse është Dita e Kushtetutës së Republikës sonë, por se mbi të gjitha e para së gjithave është dita kur u thye kufiri shqiptaro-shqiptar. Nën udhëheqjen e Naser Vllasit, fillimisht Komandant “Fitimit”, por pastaj i pagëzuar me nofken “Cobra”, njësiti po me këtë emër, në përbërje prej: Isni Rama “Raketa” nga këtu, fshati Molliq i Gjakovës, Qamil Jasiqi, Albert Kuqi, Fadil Maloku “Mortaja” dhe Arif Maloku, të katër këta nga Juniku, Xajë Çelaj “Kosova” nga Sopoti i Shqipërisë, Arben Sejdiu nga fshati Shishman i Gjakovës, Beqir Gori nga Istogu dhe Bajram Neziri edhe ai po ashtu nga Molliqi, tmerruan Serbinë. Janë të shumëta dokumentarët, tekstet e intervistat e eprorëve e ushtarëve të Serbisë që nuk mund të besojnë ende efikasitetin, saktësinë dhe shpejtësinë e sulmit nga UÇK-ja për në drejtim të tyre, të prirë nga komandanti, heroi, Agim Ramadani – KATANA.

Dua ta ndajë vetëm një pjesë nga rrëfimi i Naser Vllasit, kur i kishte pozicionuar ushtarët në vende jo të dalluara e për vete kishte dalë në ballë, ku diku 30-40 metra afër tyre gjendej toga e ushtrisë serbe me 3 minahedhës 82-mm dhe me togën tjetër mbështetëse, Isni Rama, iu kishte afruar dhe kishte thënë, po citoj: “nuk të lë vet Komandant, ti me rrezikuar veten për ne kurrë jo.”

Të lumët ne që e kishim, e lum familja që e rriti.

Përjetësisht: Faleminderit ty, Isni Rama, Komandant “Raketa”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img