1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kosova kthehet nga “Parisi 2024” me dy medalje

Kosova u përfaqësua me nëntë garues në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Ata patën paraqitje të mirë, dhe dy prej tyre u stolisën me medalje.

Ishte e pritur që sporti i xhudos do t’i siguronte medalje vendit tonë dhe ashtu edhe ndodhi.

Distria Krasniqi, në kryeqytetin francez e “rrëmbeu” medaljen e argjendtë.

Ajo në finale u mposht nga xhudistja uzbeke, Diyora Keldiyorova.

Kurse, medalja tjetër erdhi nga Laura Fazliu, e cila e fitoi medaljen e bronztë.

23-vjeçarja e mposhti xhudisten kroate Katarina Kristo, duke shënuar një sukses të madh në debutim.

Ndonëse për pak sekonda fitorja i takoi kundërshtares së Fazliut, mirëpo pas shikimit në VAR, u pa se Kristo e kishte kapur nën brez Laurën, dhe për këtë gabim, ajo mori karton të kuq.

Ndërkaq e arta e “Tokyo 2020”, Nora Gjakova, nuk arriti kësaj radhe të lë shumë gjurmë.

Gjakova u mposht qysh në rundin e parë të kategorisë deri në 57 kilogramë, nga monglezja Lkhagvatogo.

Medalje nga xhudistët nuk mori as Akil Gjakova, i cili në luftë për të bronztën (repesazh) u mposht nga japonezi, Soichi Hashimoto.

Pa medalje mbeti edhe Loriana Kuka, e cila me këtë rast i dha fund karrierës së saj si xhudiste.

Edhe boksierës Donjeta Sadiku, i mbeti ëndrra për medalje në gjysmë.

Ndonëse e fitoi luftën e parë, duke e mposhtur Thanaya Somnuek të Tajlandës, në të dytën ajo u mposht nga boksierja kolumbiane, Paola Angie Valdes Pana.

Boksierja kolumbiane fitoi me vendim të ndarë të gjyqtarëve në përballjen e 1/8 së finales në kategorinë deri në 60 kilogramë, në kryeqytetin francez.

Larg medaljeve mbetën edhe garuesit tjerë të ekipit olimpik të Kosovës. Notarët Adell Shaboviq dhe 15 vjeçarja Hana Beiqi, sikurse edhe atletja Gresa Bakraçi, nuk arritën rezultate të kënaqshme.

Nga tri pjesëmarrjet në Lojërat Olimpike, Kosova ka rrëmbyer pesë medalje – të gjitha nga xhudoja.

Në debutimin e Kosovës në LO, në vitin 2016 në Rio, Majlinda Kelmendi ishte stolisur me të artën.

Të njëjtën gjë e kishin bërë edhe Distria Krasniqi edhe Nora Gjakova në “Tokyo 2020”, e cila ishte mbajtur një vit më vonë shkaku i pandemisë së COVID-19.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img