-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Lladrovci për hapjen e Urës së Ibrit: Mos provokoni situata që nuk mund t’i qeverisni

Kryetari i Drenasit nga PDK-ja, Ramiz Lladrovci, ka kritikuar Qeverinë për insistimin për ta hapur Urën e Ibrit për qarkullim të automjeteve.

Ai iu drejtua qeveritarëve që të mos provokojnë situata që s’mund t’i qeverisin.

“Kësaj situate më së miri i shkon fjala e urtë “tuj u mundue me ia ndreq vetullat, ia nxjerr sytë”. Patriotizmi i vonuar dhe “gjyksat” në këtë kohë, bëjnë dëm. Mos provokoni situata që nuk mund i qeverisni. Pa aleatët, nuk do të arrinim deri këtu, kujdes!”, ka shkruar Lladrovci.

Ai shton se loja me durimin e ndërkombëtarëve i kushton shtetit.

Postimi i plotë:

Tuj u mundue me ndreq vetulla, mos ia lëndoni sytë Kosovës

Ura e Mitrovicës, është simbol i dhimbshëm në shtatin e Kosovës shtet. U vu nga forca madhore, forcë e cila na ndihmoi ta kemi shtetin me 10.905 kilometra katrorë, të njohur me më shumë se 115 shtete.

Loja me durimin e ndërkombëtarëve i kushton shtetit dhe kjo nuk duhet të bëhet nga kushdo që ia do të mirën Kosovës.

Zgjedhjet shkojnë e vinë, por, betonimin e urës si shenjë e ndarjes, në çfarëdo rasti do të garantohej nga forcat e KFOR-it. Ura për këmbësorë sot është e lirë. Kjo “trimëri” nuk i ka hije asnjë lideri që e mendon të tashmen e të ardhmen e Republikës së Kosovës.

Kësaj situate më së miri i shkon fjala e urtë “tuj u mundue me ia ndreq vetullat, ia nxjerr sytë”.

Patriotizmi i vonuar dhe “gjyksat” në këtë kohë, bëjnë dëm. Mos provokoni situata që nuk mund t’i qeverisni. Pa aleatët, nuk do të arrinim deri këtu, kujdes!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img