-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Bedri Hamza premton se do ta transformojë shëndetësinë

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së dhe njëherit kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, tha se duke u bazuar në gjendjen dhe nevojat, shëndetësia ka qenë një prej prioriteteve në udhëheqjen e tij në nivel lokal dhe se po këtë prioritet shëndetësia do ta ketë edhe në nivel vendi nëse vjen në pushtet.

“Nëse e krahasojmë fundin e vitit 2023 me vitin 2021 kemi një rritje prej 180% të buxhetit për furnizim me barna dhe material shëndetësor”, tha Hamza.

Hamza tha se gjatë kësaj periudhe kanë punësuar 20 mjekë dhe staf mbështetës profesional e që tha se janë gjithsej 89.

“Ne do të vazhdojmë me punësimin e të gjithë mjekëve të cilët arrijnë që ta përfundojnë fakultetin dhe normalisht të kthehen dhe t’i shërbejnë qytetarët e Mitrovicës.

Ai tha se kanë arritur që të bëjnë edhe investime kapitale që asnjëherë nuk kanë ndodhur në të kaluarën në këtë qytet.
Bedri Hamza, shtoi se këto investime janë bërë në Mitrovicë dhe se do të bëhen edhe në nivel vendi.

“Shëndetësinë primare e kemi transformuar tërësisht në fshatrat dhe qytetin e Mitrovicës. Këtë do ta bëjmë edhe në nivel vendi, që të gjithë qytetarët tanë, fëmijët, nënat e baballarët, t’i marrin shërbimet në kohën e duhur, pa burokraci, me cilësi të lartë e kujdes të shtuar”, tha Hamza.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img