-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Hapja e Urës së Ibrit” – Deputetet e VV-së me Qeverinë, i dalin kundër QUINT-it

Ambasadorët e QUINT-it, pas takimit dje me kryeministrin Albin Kurti, treguan se nuk e përkrahin ndryshimin e statusit të Urës së Ibrit.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, pas takimit tha se “Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara – u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusin aktual të urës së Mitrovicës aktualisht”.

Kryeministri Albin Kurti nuk foli pas takimit që zhvilloi me ambasadorët e QUINT-it, por Qeveria përmes një komunikate tha se ura e Ibrit duhet të hapet, pasi është simbol i lëvizjes së lirë dhe kjo nuk e rrezikon paqen dhe sigurinë.

Pas këtyre zhvillimeve deputetë të Vetëvendosjes i kanë dalë në mbështetje Qeverisë e kundër ambasadorëve të QUINT-it, duke thënë se ‘ura do të hapet’.

Deputeti i VV-së, Armend Muja, përmes një postimi ka shkruar një lsitë me ‘gjëra’ që sipas tij QUINT-i nuk e ka mbështetur Qeverinë e Kosovës.

Postimi  i tij:

Lista e gjërave që QUINT-i nuk e ka mbështetur Qeverinë e Kosovës:

-Moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

-Moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë

-Vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për targa të veturave

-Zbatimin e planit për konvertimin e targave RKS

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img