0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

BDI-ja reagon për skandalin diplomatik ndaj presidentes Osmani

Bashkimi Demokratik për INtegrim (BDI) e ka dënuar skandalin diplomatik në të cilin është përfshirë presidentja Vjosa Osmani në Maqedoninë e Veriut.

BDI-ja e ka quajtur të “papranueshme” sjelljen e shtetit ndaj presidentes Osmani.

“Kjo pasqyrë e shtetit ndaj çdo qytetari, e në veçanti ndaj përfaqësuesve më të lartë të shtetit, e në këtë rast motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova, është e papranueshme dhe duhet dënuar në formën më të ashpër”, ka thënë BDI-ja.

Nga BDI thonë se humbësit e zgjedhjeve e lanë fatin e shqiptarëve në dorë të VMRO-DPMNE-së, ndaj dhe po krijon skandale të tilla diplomatike nga një qeveri pa legjitimitet.

Partia e udhëhequr nga Ali Ahmeti e ka denoncuar edhe përfshirjen e shefit të sigurimit të Afrim Gashit, kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, në këtë incident.

“Involvimi i shefit të sigurimit të Kryetarit jolegjitim të Kuvendit Afrim Gashi në incident, duke e thelluar atë, pa patur asnjë kompetencë, pa qenë të thirrur dhe pa të drejtë, është gjithashtu skandaloz dhe flet zëshëm për gjendjen e mjerueshme dhe vazale në të cilën është përfaqësimi jolegjitim shqiptar në qeverinë monoetnike”, thuhet në komunikatë.

BDI-ja ka thënë se përfshirja e paligjshme dhe anarkike e sigurimit personal të Gashit që nxiti incident edhe më të madh, “nuk guxon të kalojë pa përgjegjësi politike bashkë me përgjegjësinë ligjore të të gjithë të involvuarve në këtë skandal diplomatik.”

“Mungesa e legjitimitetit, por edhe e dijës dhe guximit, të bën të turpërohesh para qytetarëve dhe para motrave e vëllezërve në Kosovë e Shqipëri, por edhe në Vashington e Bruksel.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img