2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Skandali i RTK-së: Masat rigoroze në duart e Adi Krastës, a do të kërkojë shkarkimin e Rilind Gërvallës

Pas më shumë se një jave, prej kur u dha një zotim nga RTK për ndërmarrjen e masave lidhur me skandalin me artikullin e ‘Slobodna Bosna’, ku u sulmuan dy media të Kosovës, akoma nuk është marrë asnjë veprim. Edhe pse u krijuan dy komisione, deri më sot nuk është bërë publike puna e tyre. Ajo që dihet është se askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Madje, drejtori i televizionit, Rilind Gërvalla, e ka mbrojtur fuqishëm raportimin skandaloz, raporton Gazeta Sinjali.

Ndonëse nga Gërvalla nuk pritet të veprojë ndryshe, dorëheqje dha ushtruesja e detyrës së Drejtoreshës së Përgjithshme të Televizionit publik të Kosovës, Zana Spahiu.

Pas këtij vendimi, veprimet e mëtutjeshme mbeten në duart e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për çështje programore dhe editoriale, Adi Krasta.

Në janar të vitit 2023, ai u emërua nga Bordi i Radio Televizionit të Kosovës në këtë pozitë, kurse më 9 maj të këtij viti, u zgjodh për herë të dytë drejtor i Festivalit të Këngës.

Zëvendësdrejtori Krasta është emër i preferuar i pushtetit.

Para 9 muajsh, Dejona Mihali, koordinatore goxha e fuqishme e komiteteve në LVV, e kishte quajtur ‘mjeshtër të madh’ Krastën.

Ajo e kishte cilësuar Festivalin e Këngës si një nga momentet më të rëndësishme për skenën artistike dhe publikun, me ç’rast e shfrytëzoi momentin për disa fjalë të mëdha për të.

“Këto tre netë, që do të hynë në historinë e festivalit dhe RTK-së, do të jenë gjurma e atyre që punuan me aq shumë ngulm në Radio Televizionin e Kosovës me në krye Drejtorin e Festivalit, mjeshtrin e madh Adi Krasta.” – shkruante ajo ndër të tjera.

Por a do të marrë “mjeshtri i madh” Krasta masa rigoroze që mund të mos i pëlqejnë pushtetit, kjo mbetet të shihet në vijim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img