7.3 C
Pristina
Sunday, September 22, 2024

Buy now

spot_img

Konfirmohet nga Policia, dy vëllezërit e kërkuar për therjen me thikë në Pejë prangosen dhe ndalohen

Pas rreth një muaji në arrati, kanë rënë në prangat e Policisë, dy vëllezërit e shpallur në kërkim për tentim vrasjen më 12 korrik në Pejë. Adem dhe Besnik Bulliqi janë arrestuar të enjten në mbrëmje dhe raportimi i Sinjalit tashmë është konfirmuar nga Policia.

Në një njoftim për media, Policia në Pejë ka bërë të ditur se ka arritur që të lokalizojë vendndodhjen e të dyshuarve dhe të njëjtit janë prangosur.

“Ju informojmё se me datё 01.08.2024 rreth orёs 19:30, hetuesit e sektorit rajonal pёr hetime DRP –Pejё, pas njё pune intensive operativo-hetimore kanё arritur ta lokalizojnё vendqëndrimin e personave tё dyshuar, tё cilёt kanё qenё nё kёrkim pёr veprёn penale “ Vrasje e rёndё e mbetur nё tentativё” e ndodhur me datё 12.07.2024, nё Pejё.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalim policor dhe brenda afatit do të ushtrohet edhe kërkesa për paraburgim.

Tё dyshuarit janё arrestuar, tё njëjtit janё intervistuar nё prezencёn e avokatit mbrojtёs, dhe pas intervistimit mё urdhёr tё prokurorit tё shtetit janё ndaluar pёr 48- orё.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img