3.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari i Bujanocit i përgjigjet Mihalit: I ftova partitë shqiptare ta bëjmë shumicën, më refuzuan

Zgjedhjet lokale në Luginë të Preshevës kanë përfunduar më 2 qershor të këtij viti, ku Arbër Pajaziti fitoi në Komunën e Bujanocit dhe Ardita Sinani në Preshevë.

Me të ftuar në konsultime për koalicion, asnjë nga partitë politike opozitare, pra, PD, LPD, PVD, nuk u paraqit në takim në Komunën e Bujanocit të ftuar nga Alternativa për Ndryshim për të krijuar një shumicë stabile qeverisëse. 

Pas dy ftesave të refuzuara, pa përkrahje të partive shqiptare, Arbër Pajaziti u “detyrua” të nënshkruajë koalicion me tre lista serbe.

“Si fitues të këtyre zgjedhjeve, me sinqeritetin më të madh jemi përpjekur të krijojmë një shumicë qeverisëse me subjektet politike shqiptare…Duke u nisur nga ky fakt, kemi ftuar dy herë në biseda përfaqësuesit e tyre për të krijuar një bashkëpunim qeverisës…Përveç ftesave zyrtare, përmes kanaleve të komunikimit jemi munduar me dhjetëra herë të gjejmë ura koperimi…Për fat të keq, gjithnjë kemi hasur në refuzim por edhe në injorim”, ka thënë Pajaziti në rrjetin e tij social.

Për këtë koalicion ashpër reagoi e “pushtetshmja” e Vetëvendosjes Dejona Mihali, e cila duke shkruar në llogarinë e saj zyrtare, renditi pyetje e akuza për kryetarin e ri të Bujanocit “Pse duhet kryetari i Komunës së Bujanocit të bëj koalicion me SNS, partinë e Vuçiç?”, këtë Pajaziti e pati parashikuar më herët, duke thënë se opozita në Bujanoc, po na paraqesin si joshqiptarë te Vetëvendosja.

“Nga ana tjetër, tre listat shqiptare kanë vazhduar intenzivisht takimet dhe bisedat me subjektet serbe për të krijuar koalicion për pushtetin lokal…Derisa i ndanin edhe pozitat mes veti, tek Kryeministri Kurti neve na paraqisnin si joshqiptarë dhe si frenues të mundësisë për unifikim”, pati shkruar Pajaziti në llogarinë e tij zyrtare.

Pajaziti u përgjigj në këto akuza që po vijnë nga pushteti në Kosovë. 

“Tërë kohën kemi pasur komunikime private duke i lutur që duke respektuar parimin e fituesit ti ndërtojmë institucionet e reja lokale. Për fat të keq, lutja dhe oferta jonë ka hasur në vesh të shurdhër. Për ironi, tre subjektet e sipërpërmendura të cilat ndërtuan një bllok dhe menjëherë pas zgjedhjeve filluan bisedat me listat serbe duke tentuar që neve si fitues të zgjedhjeve të na lënë në opozitë”, tha Pajaziti.

Ky i fundit tha se “treshja” në fjalë ka gënjyer edhe kryeministrin Kurti gjatë tërë kohës duke trumbetuar para tij se janë për shumicë shqiptare, ndërsa punonin me mish e me shpirt për të jetësuar koalicionin me listat serbe.

“Të gjendur në një situatë të këtillë, kur gati se taborri tjetër vetëm se kishte bërë ndarjen e posteve me listat serbe, kemi reaguar me urgjencë duke i ofruar ne listave serbe dhe njërës listë rome një koalicion të zgjeruar qeverisës. Ata pranuan ofertën tonë dhe jemi ku jemi”, tha Pajaziti.

Ai shtoi se Bujanoci tërë kohën ka pasur një koalicion multietnik, me përjashtim të mandatit të fundit 2020-2024 kur qeverisej vetëm nga shqiptarët.

“Për dallim nga mandatet e kaluara, kësaj here lista jonë ka shumë më tepër pozita që do të menaxhohen nga shqiptarët se sa që kishin paraardhësit tanë, ndërsa ata me pazaret e tyre, serbëve ia kishin dhënë shtëpinë e shëndetit e cila asnjëherë s’u kthye në duar të shqiptarëve”, tha Pajaziti për Nacionalen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img