15.5 C
Pristina
Saturday, September 21, 2024

Buy now

spot_img

Aksident në rrugën Prishtinë – Pejë, ka të lënduar

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën Prishtinë – Pejë, përkatësisht në fshatin Gllarevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se për pasojë janë krijuar kolona të gjata.

“Arsyeja e kolonave është se ka ndodhur një aksident në Gllarevë. Dy vetura janë aksidentuar dhe një person është lënduar lehtë dhe ka ngarkesë shumë të madhe në këtë rrugë”, tha Gashi.
ADVERTISING

Tutje, Gashi tha se policia e ka liruar rrugën për qarkullim në vendin e aksidentit, por për shkak të numrit të madh të veturave, kolonat vazhdojnë të jenë të gjata.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img