-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

48-vjeçari rrahet nga komshinjtë, u ankua për pluhur dhe zhurmën që po ua bënin ata

Të pajtueshëm dhe të vështirë thotë se po ia bënë jetën komshiu i tij i cili parcelën e tokës e ka shndërruar në punishte të zhavorrit dhe makinerive të rënda.

Naim Fusha nga fshati Letancë në Podujevë në rrugën Hyzri Talla, thotë që këtë problem e ka tash e 10 vite, të cilin thotë se nuk ka mundur ta zgjidh.

Pasi që kompania në këtë zonë të banueshme, ushtron veprimtarin pa leje të komunës, e cila po i shkakton pluhur zhurmë, kundërmim dhe dëmtim të shtëpisë së tij.

Ankesat e tij asnjë herë nuk morën përgjigje nga ana e Komunës, për me tepër kërkesa e tij që inspeksioni ta mbyll këtë punishte, e beri atë target të sulmit nga ana e dy vëllezërve Blakçori pronar të tokës.

Tetorin e vjetëm, Naimi u rrah pasi hyri në parcelën e Valon Blakcorit, për çka si Naimi ashtu edhe Valon Blakcori qëndruan në mbajtje për 48 orë.

Edhe dënimin e morë që të dy, kjo pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi Naim Fushën për hyrje pa leje në pronë të huaj, ndërsa Valon Blackorin për dhunën e ushtruar ndaj 48 vjecarit.

Fusha erdhi në këtë lagje 10 vjet me parë, ku ndërtoi edhe shtëpinë e re, e cila në fakt ka pësuar dëmtime të mëdha për shkak të punës me makineri të rënda në oborrin ngjitur, e përveç kësaj thotë se banimi këtu i është bërë i padurueshëm nga pluhuri dhe zhurma .

Pavarësish që Fusha thotë se Komuna e inspektorati nuk bënë asgjë për hallin e tij, Komuna në Podujevë e thotë të kundërtën.

Sipas Alban Zekës i cili drejton drejtorin e inspeksionit në këtë komunë, nga viti i kaluar kjo punëtori është mbyllur, megjithëse ai është ne dijeni që shiritat janë largua nga prona por për këtë është ushtruar kallxim penal.

Megjithëse Zeka, mundohet të gjejë arsyetimin edhe për veprimin dhe shkeljet qe ka bërë kompania në fjalë.

Se kompania punon jashtëligjshëm e në zonat e banuara, e ka pranuar edhe drejtori i urbanizimit, mbrojtjes dhe mjedisit në këtë komunë, Leutrim Krasniqi, i cili i ka pranuar Kiksit se ka lëshuar një vendim se në këtë zonë ndalohet veprimtaria e bizneseve të tilla e për të cilën është njoftuar drejtorinë e inspeksionit qysh me datë 11 nëntor 2023.

E pavarësisht të gjithave pronaret e kompanisë “Arioni Trade”, qetësisht janë duke vazhduar punën.

Kiks Kosova ka tentuar të marrë edhe qëndrimin e pronarëve të kompanisë “ Arion Trade”, për të gjitha akuzat e komshinjve të tyre por edhe për mos respektimin e vendimeve komunale, por refuzimi i tyre ishte i prerë, nuk flasin për mediat.

Ndërkohë që Naim Fushëa thotë se durimi i tij po mbaron.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img