-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

“M’kanë gju me hekra n’kry”, Tiktokeri “Medi” konfirmon rrahjen nga Noizy, hedh akuza ndaj Stresit

Gazeta Sinjali ekskluzivisht sot për një incident në Pejë, ku kishte ndodhur një rrahje brutale në diskotekën “Sancy”. Siç u bë e ditur, dy grupe u përfshinë në një rrahje me motivet të cilat ende nuk dihen.

Nga burimet e Sinjalit, bëhej fjalë për grupin e reperit, Noizy i cili u përfshi me disa persona të tjerë në këtë rrahje.

Sipas burimeve, dy persona dyshohet se u sulmuan nga reperi shqiptar dhe 7 burra të tjerë – me boks hekuri. Personat e sulmuar nga grupi i reperit siç mësoi Sijnali janë Muhamet Iseni – (tiktoker i njohur si Medi) dhe Bekim Hardergjonaj.

E tiktokeri Muhamed Iseni, tashmë ka konfirmuar vet këtë rast në rrjetet sociale, ku ka treguar edhe ngjarjen se si erdhi deri te rrahja.

Ai ka përmendur emrin e reperit Stresi, duke e akuzuar atë për ngjarjen e cila ndodhi.

“Bravo i qoftë Arkimendit si ma boni këtë kastile, ulu, ulu mos rri n’kambe, e mbyllën derën, i përzunën krejt çunat prej “backstages”. Si i kanë mbyll dyrtë, nji minut është i lartë, janë fut para, mbrapa edhe direkt m’kanë gju me hekra n’kry”, dëgjohet duke thënë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img