3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

U hodh poshtë kallëzimi penal për sulmin nga truproja e Kurtit, gazetarja Dalloshi nesër paraqet ankesë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se gazetarja Blerta Dalloshi – Berisha do të paraqes të premten rreth orës 14:00 ankesë në Prokurorinë e Apelit.

Kjo pas vendimit të prokurorit Kastriot Berisha, i cili ka hedhur poshtë kallëzimin penal për sulm nga mbrojtja e afërt e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ndaj gazetares.

“Të nderuar kolegë, Ju njoftojmë se nesër, 02.08.2024, nga ora 14:00, Anëtarja e Bordit të AGK-së, gazetarja e TV Klan, Blerta Dalloshi – Berisha, do të paraqesë në Prokurorinë e Apelit, ankesën kundër vendimit të prokurorit, Kastriot Berisha, që ka hedhur poshtë kallëzimin penal për sulmin e mbrojtjes së afërt të Kryeministrit Kurti, Bardhyl Rrustemi, ndaj saj. Ju ftojmë ta ndiqni këtë ngjarje.” – thuhet në njoftimin e AGK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img