-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Musliu: Zbulimi i paautorizuar i identiteteve të zyrtarëve të AKI-së, rrezik për operacionet dhe jetën e zyrtarëve

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka njoftuar se Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKl-së, ka përmbyllur sesionin pranverorë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me takimin që u mbajtë në drejtorinë qendrore të AKI-së.

“Komisioni Parlamentar dhe unë si Kryetare e këtij Komisioni kemi  përcjellur me vëmendje të gjitha ngjarjet që janë zhvilluar nga AKI dhe për AKI-në, prandaj kemi kërkuar nga Drejtori Petrit Ajeti dhe vartësit e tij që të jenë të kujdesëshem, të përgjegjëshem e mbi të gjitha profesional në punën e tyre.”

Ajo ka thënë se është shqetësuese publikimi i identitetit të disa zyrtarëve të AKI’së. Sipas saj kjo është pengesë për operacionet e AKI’së.

“Po ashtu  si Komision Parlamentar kemi shprehë shqetësimin tonë lidhur me publikimin e identitetit tê pozitave te disa zyrtarêve te Agjencise duke konsideruar si veprim të dëmshem dhe pengesë për punë profesionale. Zbulimi i paautorizuar i identitetit tê zyrtarêve te AKI-se dhe informacioneve tjera te ndjeshme, pérveç qé paraqet shkelje ligjore, është edhe pengesë për operacionet e AKI-së  e në disa raste edhe mund të rrezikoj jeten zyrtarève tê saj.”

“Komisioni falenderon mediat për bashkpunim duke çmuar lart rolin e medieve per te mbajtur të informuar opinionin publik , por kërkon nga qytetarët dhe mediet, qe te jené te vemendshme dhe te tregojne kujdes, kur raportojnê apo komentojnë çështje te ndjeshme ge perfshijné punonjësit dhe metodat e punês se AKI-se, meqe kjo mund ta komprometoje sigurine dhe efikasitetin e operacioneve tê AKI-së. Komisioni mbetet i perkushtuar per mbikqyrjen efikase te AKI-se dhe  thekson se AKI-ja  dhe institucionet tjera në Kosovë janë të obliguara të bashkëpunojnë dhe ndihmojnë njëra-tjetrën në kryerjen e detyrave të tyre dhe të koordinojnë aktivitetet brenda kompetencave të  veta, në harmoni me ligjet dhe rregulloret në fuqi në lidhje me mbrojtjen e burimeve, metodave dhe informacionit tjetër të klasifikuar.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img