2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Sindikata e Minatorëve del me një reagim: Mos i dënoni minatorët, kërkoni llogaridhënie nga ata që keq menaxhuan

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, ka dal me një reagim në lidhje me situatën e minatorëve, të cilët nuk kanë marrë paga që dy muaj.

Nga Sindikata thonë se minatoret e kanë dëshmuar me punë dhe përkushtim obligimin që e kanë pasur.

“Pra prodhimin sa më të lartë edhe pse ne pa kushtet elementare për punë siç është siguria në pune qe çdo here kemi qenë të rrezikuar”.

Tutje thuhet se llogari duhet të japin menaxhmenti dhe bordi të cilët i ka emëruar Qeveria.

“Ata te cilët duhet te japin llogari ne vije te pare është menaxhmenti dhe bordi te cilët gjithmonë I ka emëruar Qeveria, pra aty është vendi ku duhet kërkuar përgjegjësia dhe llogaridhënia”.

Reagim i plotë pa ndërhyrje:

Duke pas parasysh gjendjen ne te cilen ndodhemi minatoret gjithmone kane qene dhe jane te gatshem per llogaridhenie, por se pari nuk jemi ne minatoret ata te cilet duhet te japim llogari per menxhimin dhe financat e ndermarrjes.

Minatoret e kane deshmuar me pune dhe perkushtim obligimin qe e kane pasur, pra prodhimin sa me te larte edhe pse ne pa kushtet elementare per pune sic eshte siguria ne pune qe cdo here kemi qene te rrezikuar.

Ata te cilet duhet te japin llogari ne vije te pare eshte menxhmenti dhe bordi te cilet gjithmone I ka emruar Qeveria, pra aty eshte vendi ku duhet kerkuar pergjegjesia dhe llogaridhenia.

Si pergjigjien me te mire nese nuk e dini jua ka dhene Zyra Kombetare e Auditimit qe ne ndermarrjen Trepca SH.A ka pasur keqmenaxhim ne te gjitha pikat e auditimit.

Mjaft me eshte koha qe te reflektoni ju si qeveri sepse ne si minatore ju kemi paralajmruar shume kohe me pare, paknaqesine tone jemi munduar tua shfaqim edhe me ngujimin ne miniere e me greva , por si duket as kjo nuk paska mjaftuar.

Kuptojeni nuk jemi duke kerkuar diqka jo legjitime, po e kerkojme shpagimin e mundit tone, pra pagen qe buron nga Ligji I Punes.

Mos i denoni minatorët, kerkoni llogaridhnje nga ata qe keq menagjuan.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img