1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë, flasin për situatën e sigurisë në vend

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurisë, ku është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë.

Aty është diskutuar edhe për sfidat me zjarret dhe sigurinë në komunikacion.

“Gjatë paradites, me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, në të cilën u diskutua rreth situatës së sigurisë në vend, aktiviteteve të institucioneve anëtarë të këtij mekanizmi dhe planifikimet për periudhën në vijim.”

“Përveç tjerash në takim u diskutuan edhe çështjet e përgjithshme të sigurisë publike, dhe  sfidat aktuale të ndërlidhura me zjarret dhe sigurinë në komunikacion.”

ZKM ka thënë se “institucionet e Republikës së Kosovës në bashkërendim i kanë shtuar aktivitetet e tyre për të parandaluar por edhe mbajtur nën kontroll përhapjen e zjarreve, si dhe masat tjera në shërbim të rritjes së sigurisë në komunikacion”.

“Ato do t’i shtojnë përpjekjet e tyre edhe në kuadër vetëdijesimit të qytetarëve në parandalimin e përhapjes së zjarreve dhe sigurisë së shtuar në trafik”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img