-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Nga sot qytetarët do të paguajnë 17.7 euro për rikyçje në rrjet të KEDS-it

KEDS-i nga sot do të fillojë aplikimin e taksës për shkyçje të konsumatorëve që nuk e paguajnë borxhin brenda afatit ligjor, konform metodologjisë.

Përmes një komunikate për media, KEDS-i bën të ditur se vonesat mbi afatet e parapara nga 1 gushti i këtij viti do të kenë edhe kosto shtesë.

“Në këtë kontekst, konsumatorët do të paguajnë edhe një taksë neto prej 15 eurosh, që bashkë me TVSH-në shkon në 17.7 euro, shumë e cila është e paraparë sipas Metodologjisë së Taksave të Kyçjes në Rrjetin e Shpërndarjes, po ashtu e aprovuar nga ZRRE-ja”, thuhet në njoftim.

Tutje, në komunikatë thuhet se shkyçjet nuk janë të lidhura me një shumë të caktuar të borxhit, por me faturën specifike që ka afat kohor se kur duhet paguar.

“Kjo informatë do t’u shërbehet të gjithë konsumatorëve edhe në faturat e leximit që do të shpërndahen gjatë këtij muaji. Afatet ligjore për pagesën e atyre faturave janë të definuara në fatura të leximit dhe çdo vonesë pas asaj date, në proceset e rregullta faturuese dhe ta pakontestuara, nënkupton që konsumatori mund të jetë subjekt i shkyçjes nga rrjeti elektrik”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img