-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ahmetxhekaj rrëfen presionin politik: Kurti më ftoi në zyrë, kërkoi ndryshim në menaxhmentin e RTK-së

Shkumbin Ahmetxhekaj, ish-drejtori i përgjithshëm i RTK-së, ka zbuluar se doëheqja e tij është ndikuar nga presioni politik. Ai ka ndarë përvojën e tij gjatë një interviste në Rubikon të Klan Kosovës, duke treguar se si kryeministri Kurti e kishte ftuar në takim për t’i kërkuar ndryshim në menaxhmentin e RTK-së.

Siç rrëfeu ai, mesazhi i Kurtit ishte për një drejtim të ri në RTK nën argumentin e “nevojës për ndryshim”

Të nesërmen, Ahmetxhekaj ka treguar se është thirrur nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i cili ka përsëritur mesazhin e Kurtit.

“Kam pasur një kërkesë për një takim me kryeministrin e Kosovës në zyrë, me datën 3 dhjetor 2023. Kurti e pranonte se në RTK ka ndryshim, por mendonte se duhet të ketë ndryshim shumë më të thellë, i elaboroi ndryshimet, ishte i njoftuar me reformën që e kisha prezantuar në bord dhe në një moment të caktuar Kurti tha se ka ardhur koha për ndryshim të ri në menaxhment, sepse sipas tij kishte ardhur momenti për një hov të ri të zhvillimit të RTK-së dhe në njëfarë forme më tha që ndoshta do të isha i mirë për përfaqësim të Kosovës kudoqoftë e përmendi si opsion”, tha ai.

“Diskutuam për takimin e një dite më parë se çfarë kemi kuptuar, konkretisht çfarë do të më bënte të jepja dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm, sepse është një vullnet i përgjithshëm që të ndryshohet menaxhmenti i RTK-së, të ketë drejtorë të rinj dhe që RTK-ja të përparoj tutje me këdo”, tha Ahmetxhekaj në “Rubikon” të Klan Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img