-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Osmani flet me De Riun për çështjet e sigurisë dhe heqjen e masave të BE-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu.

Bëhet e ditur se Osmani e De Riu folën për zhvillimet e fundit, me fokust në çështjet e sigurisë dhe rëndësinë e koordinimit të rregullt me partnerët ndërkombëtarë me qëllim të adresimit sa më të suksesshëm të zhvillimeve në këtë fushë.

“Ndërlidhur me zhvillimet në Dialog, Presidentja Osmani ritheksoi se mbajtja në fuqi e masave të BE-së është një prej padrejtësive të mëdha e cila mbi të gjitha dëmton drejtpërdrejt mirëqenien e të gjithë qytetarëve në vend”.

“Presidentja Osmani dhe Ambasadori De Riu diskutuan edhe për raportet e mira bilaterale ne mes të dy vendeve dhe rikonfirmuan përkushtimin për avancim të mëtutjeshëm të tyre në vazhdimësi”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, gjatë takimit u potencua edhe rëndësia e vizitave bilaterale si dhe shkëmbimeve të rregullta mes institucioneve të të dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img