-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla: Falënderime për ata mijëra qytetarë që erdhën dje në festën e mbajtur në Prishtinë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka falënderuar qytetarët që dje morën pjesë në mrekullueshme në festën “Faleminderit Mërgatë”, që u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se ishte një festë e paharrueshme, një ditë e mbushur plot emocione, krenari dhe momente që do të mbeten në zemrat e tyre përgjithmonë.

Më tej,ajo falënderoi këngëtar që performuan, organizatorët dhe Policinë e Kosovës.

“Një falënderim i veçantë për këngëtarët dhe artistët tanë nga mërgata dhe Kosova për paraqitjet e tyre të shkëlqyera, të dhuruara me zemër, pa asnjë kompensim material. Me këtë akt të veçantë, ata iu bashkuan respektit dhe mirënjohjes së thellë ndaj kontributit të mërgatës në çlirimin, pavarësimin dhe ndërtimin e Kosovës”.

“Faleminderit Policisë së Kosovës, organizatorëve dhe gjithë atyre që u angazhuan në këtë aktivitet!  Faleminderit Mërgatë! Ju jeni zemra dhe shpirti i Kosovës!”, ka thënë Gërvalla. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img