0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj e quan Kurtin “njeri të Serbisë”: Punët e tij nuk janë në favor të Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se trupi i të vrarit nga policët e Serbisë, Faton Hajrizi do të kthehet në Kosovë vetëm nëse Serbia dëshiron të i bëjë ndonjë favor kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sepse sipas tij, ky i fundit është njeri i Serbisë.

Haradinaj ka thënë se me ardhjen e Kurtit në qeverisje, Milan Radojçiqit është kthyer në faktor të fuqishëm kërcënues për Kosovën.

“Radojçiqi ka ikur prej Kosovës në kohën e qeverisjes time, i ka shkuar policia për ta arrestuar dhe nuk e ka gjetë aty dhe nuk është kthyer më. Gjatë kohës së asaj qeverie, Lista Serbe dhe Radojçiqi kanë qenë shumë të kujdesshëm në veprimet e tyre. Në atë kohë është bërë ushtria e Kosovës, statuti i Trepçës. Me ardhjen e Kurtit në qeverisje, Radojçiqi u kthye në faktor të fuqishëm kërcënues për Kosovën pra e shihni dallimin”.

“VV-ja për me i fshehë këto planet e veta dhe me fsheh agjendën që e kanë pro Serbisë, fillimisht janë kujdesë me sulmu UÇK-në”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, ai ka thënë se në kohën kur ishte në frontin e luftës, si komandat i zonës operative të Dukagjinit, serbët emrin e tij e kanë pasur tmerr.

Sipas tij, Qeveria e Kurtit është kundër kategorive të luftës.

“Në rastin kur jam takuar me Rajdociqin kam qenë deri atëherë komandat i zonës operative të Dukagjinit, që e ka kryer detyrën në luftë 100 për qind; krejt serbët kudo që jetojnë emrin tim e kanë tmerr prej luftës. Kryetari i Qeverisë së Kosovës, i cili është përballë me Gjykatën Ndërkombëtare është dalë i pafajshëm dhe njeriu që e ka bërë ushtrinë e Kosovës, këta janë kujdes që me mbuluar agjendën e tyre, e kemi rastin e votës në parlament rë Listës Serbe dhe VV-së, kundër kategorisë së lirisë. UÇK-ja dhe atë që e japin jetën e Kosovës lanë menduar që do të heshtin, por e vërteta është që nuk do të heshtin”.

Kreu i AAK-së në një intervistë për EO ka thënë se Kurti është njeri i Serbisë, duke shtuar se punët e kryeministrit nuk janë në favor të Kosovës por në interes të Serbisë.

Tutje, ai foli edhe për rastin vrasjes nga Policia e Serbisë, të Faton Hajrizit, i arratisur nga burgu në Kosovë. Derisa kryeministri Kurti në mbledhjen e Qeverisë kishte kërkuar që të mos heriozohet një kriminel ordiner, Haradinaj thotë se më shumë të këqija ka bërë Kurti Kosovës sesa Hajrizi.

“Me respekt për popullin tim ky njeri është i Serbisë, punët e tij nuk janë në favor të Kosovës por të Serbisë; e dobëson shumë Kosovën dhe e forcon shumë interesin e Serbisë dhe grupet që rrezikojnë. Këtë e bënë me agjendë, sepse e ka detyrë. Nëse Serbisë i duhet me ia dhënë ndonjë fuqi Albinit, sepse atë kujdesen mos me ra njeriu i tyre, ia kthejnë trupin i bëjnë edhe favore të tjera, vajtojnë për dinarin dhe për gjëra të tjera me qëllim për t’u kamufluar dhe me u fshehë pra njeriu i tyre, ky është njeriu i tyre. Unë mendoj që shumë më të këqija po i bën Albini Kosovës, sesa Faton Hajrizi. Veprat e krimet e tyre janë shumë më të mëdha. Të këqija që ka mundur me i bë Faton Hajrizi, ky është duke i bërë të këqijat e udhëheqësit të shtetit dhe në emër të shtetit ku është duke bërë shumë më të këqija sesa Faton Hajrizi”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img