-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Pa paga dy muaj: S’ka rezultat nga takimi me Sindikatën, minatorët nuk i kthehen punës

Që nga ora 7 e mëngjesit, minatorët e Trepçës kanë mbajtur takim me Sindikatën  e Pavarur të Minatorëve, pas situatës së krijuar për mosekzekutim të pagave.

Minatorët janë në grevë tash e disa ditë për shkak se nuk i kanë marrë pagat e qershorit.

I pranishëm ishte edhe Shyqeri Sadiku, drejtor i minierës së Stantërgut, i cili siç thotë Ekonomia Online, u mundua t’i bindë minatorët të kthehen në vendet e punës por që kjo u kundërshtua.

Ata, fillimisht kërkuan që në këtë takim të vijë Bordi i Trepçës, në të kundërtën nuk do t’i kthehen vendit të punës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img