0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Diplomatët e huaj të ‘prerë’: Rrugët evropiane të Kosovës dhe Serbisë kalojnë vetëm përmes dialogut

Komisioneri Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog ia kanë bërë të qartë si Kosovës, ashtu edhe Serbisë, që rruga e tyre në BE varet prej normalizimit të marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

Varhelyi ka thënë se është e qartë se rrugët evropiane të Kosovës dhe Serbisë kalojnë përmes dialogut.

Gjatë Konferencës së Komisioneve Parlamentare për Çështjet e BE-së (COSAC) në Budapest, ka thënë se pret që Kosova dhe Serbia, të vazhdojnë dialogun për normalizim të marrdhënieve ndërmjet dy shteteve.

“Presim që palët të vazhdojnë përpjekjet e vazhdueshme për de-përshkallëzimin dhe përparimin në zbatimin e obligimeve të tyre në kuadër të dialogut, duke filluar me dërgimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Varhelyi ka folur edhe për gjendjen aktuale të procesit të zgjerimit të BE-së, duke shprehur besimin se Komisioni i ardhshëm do të jetë Komisioni i Zgjerimit. Sipas tij, BE-ja është e angazhuar në sigurimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Njëjtë u shpreh edhe Shefi i Zyrës së BE-së, Szunyog, i cili përveç se ia bëri me dije të dyja palëve që duhet normalizim për t’i hapur rrugë vetes së tyre në BE, ai po ashtu u shpreh optimist mbi të ardhmen e procesit të dialogut.

”Po jam optimist për të ardhmen e procesit të dialogut, jam i bindur se nëse ka angazhim mund të shkojmë në rrugën e duhur drejt pajtimit. Siç e keni parë gjatë mandatit tim jam angazhuar maksimalisht për këtë çështje sepse është shumë e rëndësishme që Kosova dhe Serbia t’i normalizojnë raportet”, tha Szunyog për Tëvë1.

Tutje ai ka kërkuar që palët të fillojnë me zbatimin e marrëveshjeve.

”Po e bëj edhe njëherë të qartë se vetëm përmes normalizimit të plotë të marrëdhënieve Kosova dhe Serbia mund t’i bashkohen familjes së madhe evropiane. Pra nëse ju jeni të përkushtuar seriozisht për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian duhet të angazhoheni më shumë në dialog dhe duhet t’i zbatoni të gjitha marrëveshjet. Por duhet thënë se deri më tani palët akoma nuk kanë bërë progres të mjaftueshëm në zbatimin e marrëveshjeve”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img