3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu me kritika: Kushtetuesja ka vonuar publikimin e aktgjykimit për Byronë për Verifikim e Konfiskim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar për vonesa Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se Kushtetuesja e ka vonuar më shumë se një muaj Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

“Edhe sa ditë të tjera i duhen Gjykatës Kushtetuese? Kanë kaluar më shumë se një muaj  nga njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme por ende nuk është publikuar Aktgjykimi i plotë”.

“Rrjedhimisht, po bëhen 518 ditë prej kur Gjykata e ka në trajtim këtë reformë të rëndësishme. Vonesat e tilla vazhdojnë të jenë goditja e radhës ndaj reformës dhe qytetarëve”, ka thënë Haxhiu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img