3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Pamje të pazakonta kur ‘ushtria e pilivesave’ pushtojnë plazhin e SHBA-së – VIDEO

Një ushtri pilivesash e ktheu fundjavën e pushuesve të një plazhi në Rhode Island, SHBA në një murtajë të vërtetë biblike.

Tufa e pilivesave iu drejtua Misquamicut Beach dhe ‘pushtuan’ plazhin, hynë nën çadra e shezlongë dhe nuk kursyen as njerëzit.

Pushuesit u përpoqën të mbroheshin ndërsa të tjerë u larguan sa më shpejt që mundën drejt makinave të tyre.

Një pjesë qëndruan dhe qeshën me pamjen, teksa fëmijët ulërisnin dhe përpiqeshin t’i largonin insektet me lodrat e plazhit.

 

 

Tufat e pilivesave formohen kur ato janë në periudhën e riprodhimit gjatë verës ose kur insektet e vogla me të cilat ushqehen detyrohen të ndërrojnë habitatin e tyre për shkak të motit ose aktivitetit njerëzor.

Tufat mund të përmbajnë deri në miliona pilivesa dhe grupet mund të jenë kaq të mëdha sa të dallohen edhe nga radarët.

Pilivesat ushqehen me mushkonja dhe insekte të tjera, por ka raste që mund të hanë edhe zogj të vegjël si kolibrat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img