1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

OJQ “Voice of Roma, Ashkali and Egypians” iu kërkon 11 komunave hartimin e një plani për mosbraktisjen e shkollimit

Organizata joqeveritare “Voice of Roma, Ashkali and Egypians”, i është drejtuar me një kërkesë Drejtorive Komunale të Arsimit të 11 komunave: Prishtinë, Mitrovicë, Obiliq, Rahovec, Suharekë, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Podujevë, Istog dhe Klinë.

Përmes kësaj, kërkohet hartimi i një plani të veçantë për të parandaluar dhe adresuar problemin e braktisjes së shkollës, i cili vazhdon të jetë një shqetësim i madh, veçanërisht për këto komunitete.

“Sipas statistikave të vitit 2019 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe UNICEF, vetëm 84% e fëmijëve të këtyre komuniteteve vijojnë shkollimin fillor, ndërsa ky numër bie   ndjeshëm në ciklin e mesëm të ulët dhe në shkollimin e mesëm të lartë”, thuhet në kërkesën e drejtuar komunave.

“Ne kërkojmë mbështetjen e institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar qasje të barabartë dhe gjithëpërfshirëse në arsim, duke garantuar një të ardhme më të mirë për të gjithë fëmijët e Kosovës, thuhet tutje në kërkesën OJQ-së.

Bashkë mund t’i japim fund braktisjes së shkollës dhe të sigurojmë një arsim cilësor për të gjithë fëmijët tanë!

Kërkesën e plotë mund ta gjeni KËTU

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img