2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Befason Trajkoviq: Vuçiq pritet ta arrestojë Radoiçiqin muajin e ardhshëm

Kryetarja e Lëvizjes Europiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq ka deklaruar sot se arrestimi i Milan Radoiçiq është një nga kushtet për vizitën e presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd.

Trajkoviq tha në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve, Beta se presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të duhet ta arrestojë Radoiçiqin për muajin e ardhshëm, kur, siç është paralajmëruar, pritet ardhja e presidentit francez.

Ajo kujtoi se në prill, gjatë vizitës së Vuçiqit në Francë, Macron kishte thënë se është e rëndësishme që pjesëmarrësit e sulmit në Banjska të arrestohen.

“Vuçiq është nën një presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare për shkak të bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Milan Radoiçiq. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar që procesi gjyqësor të zhvillohet në Beograd, që do të thotë se nuk ka presion për ekstradimin e Radoiçiqit dhe anëtarëve të grupit të tij në Prishtinë. Vuçiq ka premtuar se do ta gjykojë Radoçiqin dhe pritet që ai të arrestohet para ardhjes së presidentit francez  Emmanuel Macron”, tha Trajkoviq.

Ajo shtoi se arrestimi është një nga kushtet për vizitën e Macron, “e cila nuk diskutohet publikisht”.

Sipas saj, arrestimi i ish-nënkryetarit të Listës Serbe do të jetë “prova më e vështirë” që Vuçiq duhet ta kalojë.

“Për Vuçiqin ishte shumë më e lehtë të hiqte dorë nga një pjesë e territorit të Serbisë, ose tani ta pranonte shfrytëzimin e litiumit, sesa të heqë dorë nga njerëzit që i zbatuan urdhrat e tij, dhe përveç kësaj, ata janë nga një mjedis kriminal. Arrestimi i Radoiçiqit do të jetë një rrezik i madh për Vuçiqin”, tha mes tjerash ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img