1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Shpëton familja 9-anëtarëshe, u bllokua në det pasi gomonia pësoi defekt në plazhin e Borshit

Një familjeje nëntë anëtarëshe nga Tirana, i është shpëtuar jeta në plazhin e Borshit, pasi gomonia me të cilën po lundronin pësoi defekt në motor.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare shkuan në afërsi të plazhit Krorëz, dhe konstatuan familjen.

“Në bordin e tij ndodheshin drejtuesi dhe 8 familjarët e tij, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë”, tha Policia e Shtetit.

“Të nëntë shtetasit u transportuan me mjetin e Njësisë Speciale Delta në Portin e Sarandës, në gjendje të mirë shëndetësore”.

Gjithashtu, mjeti i tyre lundrues u transportua nga policia po në këtë port, thuhet tutje në kumtesë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img