Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas kalimit në gjysmë finale të xhudistes, Distria Krasniqi në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Ai ka thënë se Distria Krasniqi po i afrohet suksesit.
“Distria sigurt e plot krenari po i afrohet suksesit të madh olimpik në Paris. Kosova krenare është tifoze e flaktë e saj. Asnjë befasi, për Distrinë asgjë nuk është e pamundur, ky është mentaliteti dhe reflektimi që ajo inspiron tek secili i ri!” – ka shkruar ai.