11 C
Pristina
Saturday, September 21, 2024

Buy now

spot_img

Kurti pas fitores së Donjeta Sadikut: Fitore e merituar, dhamë edhe ne kontribut me brohoritjet tona

Kosova e ka nisur mbarë rrugëtimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku triumfoi kundër boksieres nga Tajlanda, Thananya Somnuek në meçin e zhvilluar të shtunën në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Triumfi ka qenë pas numërimit të pikëve, me ç’rast doli se boksierja kosovare ka mbledhur më shumë.  Ishte raundi i tretë ai ku Sadiku e ka bërë dallimin. 

Pas këtij meçi është deklaruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili u shpreh i lumtur me këtë fitore të boksieres kosovare. 

“Është fitore shumë e rëndësishme dhe fitore tejet e merituar e boksieres tonë, Donjeta Sadiku. Fitore me këmbë të mbarë për ekipin e Kosovës në Lojërat Olimpike, pasi tash, xhudo, atletika dhe noti do ta kenë si prirëse këtë fitore të Sadikut. Boksierja kundërshtare ishte e fokusuar ta shtyej në kënd Sadikun, por ajo kishte saktësi dhe shumësi në goditje. Një kontribut fare të vogël e dhamë edhe ne në brohoritjet tona, Kosova Kosova dhe Donjeta Donjeta”, tha Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img