0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

AVONET i reagon Komunës së Ferizajt: Të ndalohet përdorimi i gjuhës joinstitucionale në faqen zyrtare

Rrjeti i OJQ-ve, AVONET, i ka reaguar Komunës së Ferizajt, për të cilët thonë se në shumë postime përmbajnë gjuhë jo institucionale.

AVONET ka publikuar disa nga postimet e lëshuara në faqen zyrtare të Komunës së Ferizajt, për të cilat thonë se kanë qenë jo të përshtatshme për publikun.

Në reagim kërkohet nga kryetari i komunës, Agim Aliu, që të merren masa që një gjuhë e tillë të mos publikohet në faqen zyrtare të komunës.

Reagimi i plotë:

𝐃𝐄𝐊𝐋𝐀𝐑𝐀𝐓𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑 𝐌𝐄𝐃𝐈𝐀

𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐚𝐥𝐨𝐣 𝐩𝐞̈𝐫𝐝𝐨𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐬 𝐣𝐨𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐚𝐪𝐞𝐧 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞

Rrjeti i OJQ-ve AVONET shprehim shqetësimin lidhur me gjuhën e përdorur në faqen zyrtare të Komunës së Ferizajt. Këto faqe, të cilat janë financuar me taksat e qytetarëve, duhet të reflektojnë profesionalizëm dhe të shërbejnë për çështje institucionale, dhe jo për interesa të zyrtarëve të caktuar.

Fatkeqësisht, kemi vërejtur se disa nga reagimet dhe postimet në faqen zyrtare të Komunës së Ferizajt përdorin një gjuhë jo institucionale. Këto veprime janë shqetësuese dhe janë në kundërshtim me standardet e pritshme të komunikimit institucional. Gjuha dhe tonet e përdorura në këto reagime nuk janë në përputhje me nevojën për profesionalizëm dhe transparencë që kërkohet nga një institucion publik.

Ne i bëjmë thirrje Kryetarit të Komunës së Ferizajt që të ndërmarrë menjëherë masa për të ndaluar përdorimin e gjuhës jo të përshtatshme në faqet e Komunës. Personat përgjegjës për redaktimin dhe aprovimin e këtyre reagimeve duhet të jenë të vetëdijshëm se ata përfaqësojnë interest e qytetarëve.

Është e rëndësishme që çdo përfaqësues institucional të respektojë standardet e komunikimit dhe të përdorë faqen zyrtare vetëm për çështje institucionale. Çdo lloj komunikimi tjetër apo i pasinqertë, mund të publikohen në rrjetet sociale dhe faqet personale të individëve, por nuk është e pranueshme që ato të shfaqen në faqet zyrtare të institucioneve publike.

Për të ruajtur besimin e qytetarëve dhe për të siguruar një komunikim të qartë dhe profesional, kërkojmë nga Kryetari i Komunës së Ferizajt që të përmbushë këto standarde dhe të marrë masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e këtyre problemeve në të ardhmen.

Me respekt,
Zyra për Informim
Rrjeti i OJQ-ve AVONET

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img