Kryeministri Albin Kurti ka publikuar disa foto në Facebook nga Pallati Élysée në Francë, ku presidenti francez Macron ka pritur liderë botëror me rastin e hapjes së Lojërave Olimpike që po mbahen në Paris.
Kurti siç shihet nga foto ka takuar edhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, dhe liderë të tjerë.
“Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, e Presidenti Francez, Macron na bëri dje bashkë në Pallatin Elysee. Shkëmbime e bashkëbisedime me liderë dhe partnerë të rëndësishëm të botës demokratike”, ka shkruar Kurti.