Braziliani i ri, Endrick është prezantuar sot si lojtar i Real Madridit.
Ai është prezantuar nga presidenti i Realit, Florentino Perez.
Ashtu si edhe Kylian Mbappe, edhe Endrick është prezantuar në “Santiago Bernabeu”.
Endrick do ta vesh fanellën me numrin 16.
Zyrtarizimi i sulmuesit brazilian u bë të dielën nga faqja zyrtare e gjigantit spanjoll të futbollit, 584 ditë pasi kishte nënshkruar për këtë skuadër.
Marrëveshja me Palmeirasin për të ishte mbyllur para më shumë se një vjet e gjysmë, por transferimi është shtyrë për t’iu përmbajtur rregullave të FIFA-s.